Enj, Pri 2, 2026
Banner Top
Banner Top
Trajtimi endodontik i dhëmbëve të qumështit

Shkruan: Dr. Uran Halimi

Dhëmbët e qumështit tek fëmijët fillojnë të formohen gjatë jetës intrauterine Ata formohen përpara lindjes së fëmijës. Fillimisht dhëmbët e parë që dalin janë incizivët qëndror të poshtëm në muajin e katërt, më pas vijohet me incizivët qëndror të sipërm. Dhëmbët e tjerë të serisë së qumështit përfundojnë rreth moshës 3 vjeçare.

Dhëmbët e qumështit kanë funksione të ndryshme, si:  ndarjen dhe bluarjen e ushqimeve, artikulimin e fjalëve, zhvillimin e nofullave, ruajtjen e hapësirave për daljen e dhëmbëve të përhershme etj.

Fëmijët numërojnë gjithësej 20 dhëmbë të qumështit. Ata qëndrojnë në goj deri në momentin e zëvendësimit me dhëmbët e përhershëm, që si process fillon nga mosha 5-6 vjeçare me incizivët e poshtëm e pastaj të sipërm dhe përfundon rreth moshës 11-13 vjeçare.

Tek fëmijët, por edhe tek të rriturit, si pasojë e baktereve që janë florë normale në gojë, higjena e dobët e gojës, konsumimi i sheqernave, trashëgimia, mungesa e ushqimeve të forta të cilat bëjnë vetëpastrimin, mineralizimi i vonshëm i dhëmbëve, trashëgimia  e shumë arsyeje  tjera qojnë në prishjen e dhëmbëve të qumështit por edhe atyre të përhershëm.

Dhëmbët e qumështit kanë shtresë të hollë të zmaltit  dhe shumë shpejt mund të vije deri tek kariesi (prishja e tyre). Në stadet e hershme këto prishje mund të sanohen me mbushje të zakonshme (pllomba) ose terapi medikamentoze biostimuluese. Këta dhëmbë si pasojë e shtresave të holla dhëmbit, shumë shpejt mund të progredojnë në sëmundje tjera të pulpës të cilat mund të jenë ireversibile, andaj edhe është e rekomandueshme kontrolla më të shpeshta të fëmijëve tek dentist të paktën çdo 6 muaj ose 1 herë në viet për të parandaluar komplikimet e mundshme.

Këtu duhet theksuar edhe arritjen e bashkëpunimit, krijimit të raporteve dhe fitimin e besimit në mes të fëmijës dhe dentistit. Vizita e parë e fëmijës asnjëher nuk duhet të jetë intervenuese dhe traumatike sepse kjo do të pengoj bashkëpunimin e mëtutjeshëm. Intervenimet stomatologjike tek fëmijët nuk duhet të zgjasin më shumë se 10-15 minuta.

Në rast të prishjeve të mëdha të dhëmbit, preket pulpa e dhëmbit, e cila krijon dhimbje, e cila mund të jetë akute ose kronike.

Trajtimi endodontik për dhëmbët e qumështit mund të jetë sfidues për shkak të morfologjisë së sistemit të kanalit rrënjë, vështirësive me diagnozën e saktë dhe çështjeve të menaxhimit të sjelljes që lidhen me një pacient të ri. Pulpa vitale, jo e infektuar duhet të ruhet kur është e përshtatshme. Ashtu si me çdo trajtim endodontik, eliminimi i infeksionit është thelbësor për një rezultat të suksesshëm. Trajtimi i kanalit rrënjë të dhëmbit primar të infektuar është, shpesh, opsioni më i mirë i trajtimit, por mund të jetë sfidues dhe jopraktik për tu kryer.

Qasja dhe vullneti i dentistit por edhe i prindërve duhet të jetë gjithmonë në ruajtjen e dhëmbëve të qumështit sepse në këtë mënyrë ruhet hapësira për daljen e dhëmbëve të përhershëm, mundësohet zhvillimi i nofullave, por edhe ushqyerja e fëmijës do të jetë më e mirë dhe do të ketë një komoditet më të madh. Qëllimi është të mbajnë dhëmbin primar si një pjesë plotësisht funksionale. Nxjerrja nuk rekomandohet, po ashtu edhe lënja hapur pas devitalizimit nuk është e preferushme, andaj rekomandohet trajtimi endodontik

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm nësë bashkëpunimi i fëmijës nuk është i duhur, infeksioni periapikal është shumë i madh, metodat tjera endodontike nuk kanë treguar rezultate, shkalla e prishjes është shume e madhë që nuk mund të bëhet restaurimet adekuate, dhimbjet permanente përkundër terapisë, lëvizshmëria e dhëmbit etj.

Trajtimi endodontik rekomandohet tek inflamacioni i pulpës, por edhe tek nekroza e saj. Kur kemi bashkëpunim, diagnoza dhe kushtet e punës janë në nivel mund të bëhet pulpotomia (largohet vetëm një pjesë e pulpës), por kur nuk kemi bashkëpunimin e duhur dhe kushtet tjera nuk plotësohen, atëher rekomandohet ekstirpimi (largimi) i indit pulpar.

Mbushja endodontike e dhëmbëve të qumështit nuk duhet të bëhet më shkopinjë të gutaperkes sepse ata nuk resorbohen dhe krijojnë problem në folikulin e dhëmbëve të përhershëm. Rrënjët e dhëmbëve të qumështit me kohën resorbohen, andaj edhe mbushja e kanaleve duhet të bëhet me medikamente speciale të cilat kanë aftësin e resorbimit (vetë tretjes). Pas trajtimit endodontik bëhet rastaurimi i atij dhëmbi përmes mbushjeve (pllombave), unazave metalike të fabrikuara ose të mbaruara nga ana e dentistit. Kështu fëmijës i mundësohet rikthimi i funksionit,  cilësisë dhe komoditetit gjatë ushqyrjes dhe proceseve tjera.

Youtube

Arkiva

Kategoritë