Vaksina antiCOVID nga kompania Pfizer dhe BioNTech tregoi efektivitetin e saj me 90% të rasteve shkruan Express.co.uk.
Vullnetarët e parë që e testuan për vaksinën anti-covid treguan më shumë rreth efekteve të saj.
Më shumë se 43 mijë pjesëmarrës që u testuan treguan se vaksina ka një lidhje të përafërt me vaksinën kundër gripit. Simptomat e zakonshme përfshijnë dhimbje koke dhe lodhje të muskujve.
Glenn Deshields, 44 vjeç nga Texas, theksoi se kishte simptoma jo të mira, mirëpo ato u larguan shpejt.

Ndërsa, 45 vjeçarja Carrie nga Missouri, ka treguar se vaksina te ajo pati simptoma të tilla si dhimbje koke, ethe dhe dhimbje të trupit.
Rikujtojmë se të hënën, kryeministri britanez Borris Johnson, njoftoi rreth zhvillimit të vaksinës anti covid në një konferencë për shtyp.
Ai paralajmëroi se nëse vaksina përshtatet me kriteret të cilat janë të qëndrueshme, atëherë do të nis shpërndarja e saj në mbarë Britaninë. /Familjajonë/













