Mër, Tet 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjenden të vdekur tre persona, njëri nga rastet është vdekje e dyshimtë

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se janë gjetur tre persona pa shenja jete. Dy prej tyre janë nga Prishtina, ndërsa i treti është nga Komorani.

Në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë është gjeturt njëri nga të vdekurit në banesën e tij. Trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore, transmeton Telegrafi.

Po ashtu në Prishtinë, në rrugën “Skender Matallari” është gjetur edhe një person i vdekur në rrugë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Një vdekje tjetër, e cila konsiderohet si e dyshimtë, ka ndodhur në Komoran. I vdekuri është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa nga Policia e Kosovës janë konfiskuar armë zjarri të tipit AK-47, katër karikatorë, 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë dhe shtatë granata dore.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë