Janë larguar masat kufizuese që kishte vendosur Qeveria e Kosovës për fundjavë.
Sot ka filluar veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Qeveria kishte ndalur punën e bizneseve të përmendura më lartë për dy ditë, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Karantina nuk vlen më as për Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.
Në vendimin e së premtes, Qeveria kishte ndaluar hyrjet/daljet e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt.09/112020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.
Rritja e rasteve në Kosovës është duke vazhduar, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 730 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 755. /Familjajonë/












