Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Covid-19: Pacientja me kancer, ishte asimptomatike me koronavirus ngjitës për 70 ditë

Një 71-vjeçare doli pozitive për SARS-CoV-2, virusi i të cilës ishte i pranishëm në traktin e sipërm të frymëmarrjes.

Ajo nuk tregoi asnjë shenjë të virusit koronavirus, përveç rezultatit pozitv të testit shkruan Express.co.uk.

Nuk kishte simptomat si kollë të vazhdueshme, temperaturë të lartë, humbje ose ndryshim të shqisës së saj të shijes ose erë.

Pacientja në fjalë, vuante nga leukemia – kanceri i qelizave të bardha të gjakut dhe ishte shtrua në spital për shkak të anemisë së lidhur me kancerin.

Kjo do të thoshte që zonja amerikane ishte asimptomatike (nuk tregonte shenja infeksioni), por përsëri mund të ishte infeksioni ngjitës dhe grimcat infektive u identifikuan për të paktën pas 70 ditëve.

Më pas, gruaja e moshuar u trajtua me dy raunde të plazmës rikuperuese – ku ajo mori mostra gjaku nga pacientët e shëruar nga Covidi.

Interesante ishte fakti, edhe pse gruaja kishte ende përqendrime të ulëta të antitrupave pas transfuzionit, infeksioni i saj me koronavirus u pastrua pas raundit të dytë të trajtimit./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë