Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjashtë nëntipe të simptomave të COVID-19, sipas rasteve klinike të pacientëve

Koronavirus mund të prekë shumë organe dhe ka disa simptoma kryesore për të anuar deri tek ato më pak të zakonshme.

Sipas BBC shkenctarët të cilët përdorin të dhëna mbi shëndetin e katër million njerëzve thonë se Covid ka gjashtë nën tipe.

Simptomat me këto nëntipe përfshijnë:

Simptomat e ngjashme me gripin por pa ethe: dhimbje koke, humbje nuhatje, dhimbje të muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje gjoksi.

Simptomat e gripit por me ethe: dhimbje koke, humbje nuhatje, kollë, dhimbje të fytit, ngjirurit e zërit, ethe, humbja e oreksit.

Simptomat gastrointestinale: dhimbje koke, humbje nuhatje, humbje të oreksit, diarre, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, pa kollë.

Lodhje (niveli i parë i rëndë i infeksionit SARS-CoV-2): dhimbje koke, humbje nuhatje, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje gjoksi, lodhje.

Konfuzion (niveli i dytë i rëndë): dhimbje koke, humbje nuhatje, humbje të oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

Sistemi respirator (niveli i tretë i rëndë): dhimbje koke, humbje nuhatje, humbje të oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre si dhe dhimbje barku.

Poashtu, sipas studiuesit të vjella, diarre dhe dhimbje barku mund të jenë një shenjë e infeksionit të koronavirusit edhe tek fëmijët. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë