Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se tre policët që u konfrontuan me terroristët në Vjenë mbrëmë kanë prejardhje shqiptare.
Këtë deklaratë Haradinaj e bëri gjatë një konference që pati me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, vend ku po qëndron në një vizitë zyrtare, raporton Telegrafi.
“Tre nga zyrtarët policor që u konfrontuan me terroristët në sulmin e djeshëm në Vjenë janë shqiptarë nga Kosova të cilët jetojnë, veprojnë dhe janë mirë të integruar në Vjenë, punojnë dhe qëndrojnë në anën e popullit austriak”, deklaroi ajo.