Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Falni njerëzit që ju kanë lënduar – do jetoni më shëndetshëm

Është shumë e dhimbshme ta falësh dikë që të ka lënduar, por a ja vlen t’i mbash inat?

Studimet tregojnë që një person që falë, ndihet më mirë. Shpeshherë të falësh një person të afërt që të ka lënduar shumë duket pothuajse e pamundur, por nuk ka asgjë që nuk falet.

Madje, shumë persona që kanë vuajtur shumë kanë falur për të vetmen arsye, që të shërohen.

Eva Kor, ishte një e mbijetuar nga Holokausti por që i kishte falur Nazistët për atë që i kanë bërë asaj dhe të afërmve të saj. Arsyeja pse ajo i kishte falur ishte e thjeshtë – donte të rifillonte jetën.

“Falja ime nuk ka të bëjë me Nazistët, as me ndonjë religjion; ka të bëjë me procesin e shërimit, lirimit dhe lehtësimit tim. E kam kuptuar më vonë që unë kam këtë aftësi që t’i falë njerëzit për atë që më kanë bërë, dhe nuk i kuptoj ata që nuk falin”, ishte shprehur Kor në një intervistë për NPR.

Në fakt këtë gjë e vërtetojnë edhe hulumtimet. Një studim i publikuar në ‘Journal of Health Psychology’ kur një njeri falë dikë atëherë e liron veten nga stresi dhe jeton më shëndetshëm. Sipas këtij studimi, falja është lehtësim.

“Nëse ju nuk keni tendencë për të falur dikë, do i ndjeni efektet e stresit shumë më shumë se një person që falë dhe ecën përpara”, shprehet profesori i psikologjisë, Loren Toussaint.

Të falësh e të të falin për ndonjë gabim, nuk është lehtë, por në fund të fundit sipas autorëve të studimit – atë duhet ta bësh për hir të vetvetes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë