Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëntë të vdekur dhe 486 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive wshtw 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 30 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.641 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.317.

Youtube

Arkiva

Kategoritë