Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia shpëton dy qytetare në Prevallë, ranë në humnerë të thellë rreth 30 metra

Policia e Kosovës ka shpëtuar dy qytetare në Prevallë, të cilat duke mos e njohur terrenin kanë rënë në një humnerë rreth 30 metra të thellë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është paraqitur të dielën rreth orës 14:00.

“Më datë 01 nëntor 2020 rreth orës 14:00 min, policia në Prizren ka pranuar një informacion se dy persona të gjinisë femër përderisa ishin duke shëtitur në Prevallë, duke mos e njohur terrenin kanë rënë në një humnerë rreth 30 metra e thellë. Sapo është dhënë ky informacion janë angazhuar ekipet profesionale të policisë së Prizrenit dhe së bashku më zjarrfikëset dhe emergjencën janë nisur për në lokacionin edhe pse viktimat nuk e kanë ditur se ku gjenden saktë”, thuhet në njoftim.

Rreth orës 16:08, Policia ka arritur të gjejë lokacionin e quajtur “Prrojet” dhe të kontaktoj me personat të cilët ishin në humnerë, ku e kishin të pamundur të dilnin pa ndihmën e policisë.

Sipas njoftimit, Policia ka arritur të bëjë tërheqjen e tyre nga humnera e thellë dhe viktimat janë përcjellë për në emergjencën e qytetit të Prizrenit.

“Për këtë angazhim policia ka falënderuar edhe njësinë e Zjarrfikësve dhe Emergjencën të cilët kanë vepruar së bashku me policinë, ndërsa qytetares së lënduar i uron shërim, duke apeluar tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë shëtitjeve sidomos në zonat e rrezikshme dhe që nuk kanë njohuri për terrenin”.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria themelore në Prizren./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë