Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Asnjë i infektuar në Sos Fshat që nga fillimi i pandemisë COVID-19

Emisioni “Familja jonë” të shtunën iu dedikua Sos Fshatrave të Kosovës.

Si çdo institucion tjetër edhe Sos Fshatratë kanë pasur vështirsitë e tyre gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Mirëpo që nga fillimi i pandemisë në Sos Fshat nuk ka pasur fëmijë të infektuar me COVID-19.

Besnik Peci udhëheqës i kujdesit alternativë thotë se në Sos Fshat periudha nga janari e deri tash, sidomos periudha Mars- Qershor ka qenë shumë sfiduese.

“Mbi 63 fëmijë marrin shërbime nga kujdesi alternativë, fatmirsisht shkaku i dëgjushmërisë së fëmijëve, një falenderim shkon për ta pasi e kanë kuptuar situatën” thotë Besnik Peci.

Në Qendrën mbështetëse për familje dhe fëmijë ofrohen shërbime për 500 përfituesë.

“Një risi e cila është në kuadër të programeve të fuqizimit të familjes nga janari i vitit 2020, tani jemi shëndrruar në Qendrën mbështetëse për familje dhe fëmijë, pra funksionojmë si qendër mbështetëse jo vetëm si program, në këtë qendër ofrojmë shërbime për 500 përfitues duke përfshirë fëmijë edhe të rriturit, afërsisht janë 300 fëmijë aktualisht që marrin sherbime nga kjo qendër dhe nuk ka qenë shumë e lehtë menaxhimi i kësaj periudhe me një numër kaq të madhë të përfituesve” thotë Ibadete Zahiti punëtore sociale në Qendrën mbështetese për fëmijë dhe familje.

Ndërsa Lirim Berisha psikolog në Sos Fshat thotë se në përgjithësi periudha e COVID-19 ka qenë periudhë mjaftë e vështirë, mirëpo gjatë gjithë kohës kemi mbajtur takime me fëmijë për të i informuar për natyrën e virusit.

“I kemi informuar se mund të vimë në një situatë ku mund të mbyllemi që të e mbrojmë secili vetën, ka qenë më e vështirë për adoloshentët pasi aktivitete kemi pasur më shumë me fëmijë dhe i kemi angazhuar adoloshentët që të na ndihmojnë në këtë aspekt”, thotë psikologu Lirim Berisha në emisionin “Familja jonë”.

Për të ditur më shumë për sfidat e pandemisë COVID-19 në Sos Fshatratë, klikoni emisionin “Familja jonë” më poshtë:

Youtube

Arkiva

Kategoritë