Të dielën në Gjakovë janë arrestuar dy femra, të cilat dyshohen për vjedhjen e një veture.
Në njoftimin për media thuhet se Policia ka urdhëruar për ndalje të veturës, mirëpo të dyshuarat nuk janë ndalur dhe për shkak të shpejtësisë, kishin humbur kontrollin dhe ishin vetëaksidentuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat sipas ankuesit mashkull kosovar i kishin vjedhur veturën”, thuhet në raport.
Të dyshuarat janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. /Familjajonë/