Një vajzë tre- vjeçare është shpëtuar, të hënën, pasi një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.6 goditi bregdetin e Egjeut të Turqisë.
Elif Perincek u tërhoq nga mbeturinat gati 65 orë pas tërmetit në rrethin Bayrakli të provincës perëndimore të Izmirit raporton AA.
Elif ishte personi i 106-të që u shpëtua nga rrënojat dhe ajo u dërgua në spital. Në një mesazh në Tëitter, Mehmet Gulluoglu, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), shprehu kënaqësinë për shpëtimin e vajzës së vogël.
Rreth 23 orë pas tërmetit, nëna e Elifit Seher Dereli Perincek dhe vëllezërit e motrat e saj binajakë Ezel dhe Elzem Perincek, si dhe vëllai i saj shtatë vjeçar, Umut Perincek u tërhoqën nga rrënojat. Sidoqoftë, Umut humbi jetën, ndërsa nëna e saj dhe dy vëllezërit e motrat e tjera janë nën trajtim.
Duke folur para gazetarëve pas operacionit të shpëtimit për Elifin e vogël, zjarrëfikësi Muhammer Celik ndau momente emocionuese, duke thënë se “Elif më kapi gishtin (..) Unë pastrova fytyrën e saj nga pluhuri.”
Celik tha se ai e nxori atë së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij dhe shtoi se Elif nuk e la gishtin derisa arritën në çadrën e ndihmës së parë.
“Ai fëmijë meriton të jetojë deri në fund”, tha ai. Si zjarrfikës, tha ai, kurrë nuk e humbin shpresën “deri në momentin e fundit”.
Asnjëherë nuk e humbëm shpresën për Elifin”, shtoi ai.
Ndryshe, Turqia është ndër zonat më aktive në botë sizmike pasi ndodhet në disa linja aktive. Ajo ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën./Familjajonë/