Qeveria e Kosovës është dakorduar me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për kryerjen e pagesave për staf dhe punëtorë shëndetësorë.
Kjo marrëveshje u arrit pas një takimi në mes të kryeministrit Avdullah Hoti me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Duke e pasur parasysh gjendjen financiare në vendin tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që rrogat për staf dhe punëtorë shëndetësorë të jenë si në vijim:
Mjekët 250 euro në muaj
Inferimeirët 150 euro në muaj
Stafi mbështetës 100 euro në muaj
Në këtë takim gjithashtu u diskutua që pagat shtesë të merren edhe në vitin e ardhshëm, derisa të zgjasë pandemia.