Edhe pse duket se masat rigoroze janë të pashmangshme virologu i njohur gjerman Christian Drosten është për një “mini-bllokadë”, shkruan RTL.
Ai konsideron se tri javë bllokim do të ndihmonin vendin nëse do të vinte deri te një valë e re e COVID-19, që do të rrezikonte edhe sistemin shëndetësorë transmeton Familja jonë.
“Me virusin nuk ka marrëveshje. Ky virus thjesht imponon bllokadën kur është në pyetje numri i madh i të sëmurëve”, ka shpjeguar shkencëtari gjerman.
“Po ta kishim shkelur tani pedalin e frenit do të kishim efekt afatgjatë. Por ai veprim do të na dëmtonte për një kohë të gjatë”, ka shtuar ai.
Ndërsa shpjegoi se përparësitë e bllokadës së parakohshme që do të mund të jepnin efekte janë shkollat.
“Të gjithë e dimë se kjo bllokadë do të kufizohej sa i përket kohës. Do të zgjaste tri javë, që është pak më shumë se karantinimi i detyruar. Në këtë rast do të zvogëlohej edhe më shumë kurba”, ka shpjeguar Drosten.
Christian Drosten këshillon se duhet bërë teste të shpejta në grupe. Drosten ka shpjegur se nëse dikush është infektuar në kolektiv, të gjithë në atë zyrë do të duhej të bënin teste.
“Në këtë mënyrë brenda 15 minutave do të identifikonim problemin. Do të duhej të izolohej i tërë grupi”, ka shtuar Drosten i cili theksoi se kjo është procedurë më e shpejtë sesa testet PCR që duhet pritur për ditë të tëra.
“Jam i vetëdijshëm që duhet kohë për vendime të tilla në nivel të vendit, e kohë kemi shumë pak”, ka konstatuar për fund Dorsten.
Gjermania është dashur sot të merr vendime për masat e reja, mirëpo spekulohet se kancelarja gjermane Angela Merkel do propozojë bllokimin që nënkupton mbylljen e objekteve hotelerike dhe masa tjera./Familjajonë/