Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë se 50 mijë gjoba për qytetarët që nuk e kanë respektuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë.
Që prej hyrjes në fuqi të këtij ligji, edhe rregullat për zbatimin e tij po del të jenë më strikte.
Policia njofton se shumica e gjobave që janë bërë për qytetarët kanë qenë për mos mbajtjen e maskës, transmeton Telegrafi.
Situata me pandeminë në Kosovë ende është stabile, mirëpo ditëve të fundit ka pasur numër relativisht të madh të të infektuarve.
Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, paralajmëruan njëzëri se nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve, nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të masave të mëparshme.