Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton që viktimat ishin të shtrirë: Një në Spitalin e Pejës, një në Prizren dhe tjetri në Gjakovë.
IKSHPK-ja njofton që numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 666.