Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë tri sëmundjet që e kalojnë me vështirësi COVID-19?- tregon infektologu Izet Sadiku

Në emisionin “Familja jonë” në kanal10 të shtunën, u diskutua për fillimin e pandemisë COVID-19 deri në ditët e sotme, i ftuar për këtë temë ishte infektologu Izet Sadiku.

Në klinikën infektive po trajtohen pacientë më së shumti nga Komuna e Prishtinës, në të cilën ka pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë, mirëpo vdekshmëria është zvogëluar pasi tani kemi më shumë njohuri për këtë virus.

 “Sa i përket virulencës, realisht ne duhet të përcjellim se çfarë janë duke bërë shkenctarët në botë, mirëpo njerëzit në botë janë duke u treguar të kujdesshëm mjaftushëm dhe ka një përfitim më të mirë të njohurive vdekshmëria tashmë është më e vogël, ndërsa numri i të infektuarve është më i madh” thotë infektologu Izet Sadiku për emisionin “Familja jonë” .

Personat të cilet kanë këto sëmundje e kanë më të vështirë të kalojnë këtë virus.

“Obeziteti, diabeti dhe sëmundja e zemrës janë tri faktorë, që përvoja jonë ka treguar që këta pacienta e kalojnë më vështirë këtë sëmundje, pastaj të moshuarit ndërsa të rinjtë e kalojnë më lehtë edhe pse në disa raste kemi përjashtime, por tek një numër më i vogël”.

Për të ditur nëse ka filluar vala e dytë e virusit në Kosovë, mund të klikoni linkun më poshtë të emisionit “Familja jonë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë