Janë më shumë se shtatë muaj qëkur është shfaqur koronavirusi për herë të parë dhe ende ka probleme në identifikimin e simptomave të tij.
Kur dihet se mund të rrezikohemi po ashtu edhe na gripat, është në interes tonin ta dimë se cilat janë dallimet në mes të COVID-19 dhe një gripi të zakonshëm.
Sipas një artikulli të publikuar nga uebsajti shëndetësor Health, ka disa dallime qenësore në mes të koronavirusit dhe një ftohjeje të zakonshme.
Ndonëse simptomat mund të paraqiten të njëjta, manifestimi dhe kohëzgjatja e tyre dallon shumë. Për shembull te COVID-19, kolla, temperatura, problemet me frymëmarrje, dhimbja e muskujve, dhimbja e kokës, humbja e shijes etj., zgjasin afro dy javë pas ekspozimit. Për dallim nga koronavirusi, në gjendjen gripale, disa simptoma të ngjashme si temperatura dhe kolla zgjasin dy deri në tri ditë.
Përvec shenjave të lartpërmendura, gripi ka edhe tregues të tjerë si: tështimë të shpeshtë, sy të përlotur, rrjedhje hundësh, hundë të zëna etj. /familjajone













