Që prej shfaqjes së pandemisë, maskat dhe dorëzat janë bërë mjetet më të përdorura dhe të përfolura gjatë këtyre muajve.
Mirëpo, për cudi, një term që po përdoret shumë gjatë kohës së virusit është ai “Covidiot”. Sigurisht, nga vetë prapashtesat e emrit, po nënkuptohet se ky term ka kuptim përcmues për individë të caktuar.
Fjala “covidiot” është shpërndarë masivisht këto muaj në rrjete sociale, mirëpo jo secili nga ne e kemi pasur të qartë se cka në fakt do të thotë kjo fjalë dhe cilëve njerëz iu referohet.
“Covidiot” do të thotë një njeri i cili nuk i zbaton rregullat e sjelljes në pandemi dhe sillet sikur virusi nuk ekziston fare.
Parimisht, një “covidiot” është një person që vepron kokë në vete dhe nuk përfill asnjë rregull të vendosur nga qeveria për ruajtjen e shëndetit public. Personi në fjalë ka sjellje egoiste dhe konsiderohet i papërgjegjshëm nga mjedisi ku jeton.
Personat që mund të etiketohen si covidiotë janë ata që e marrin virusin si një mashtrim dhe nuk ruhen nga ai. /familjajone













