Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si u njoftuan Enver Petrovci dhe Valbona Pula-Petrovci?

Emisioni “Familja jonë” të dielen vizitoi shtëpinë e Enver Petrovcit dhe Valbona Pula-Petrovcit, të cilët treguan për njoftimin e tyre me njëri-tjetrin, jetën e tyre bashkë gjatë këtyre viteve.

“Kam bërë një shfaqje në Beograd dhe kisha pauz verës, unë erdha tek prindërit dhe e pyeta vëllaun e Valbonës për të, kur e pash ishte e hollë e paushqyer për këtë arsyje edhe u martova me të” thotë Petrovci me shaka.

Valbona thotë “Se unë e kam njoft edhe më herët për shkak se ky veç kishte bërë emër në Beograd, bile ndonjëherë sjellte edhe ndonjë gocë nga Beogradi, Enveri ka qenë shumë i hapur në tregimin e përvojave të tij me mua, sa i përket këtij aspekti.

Valbona është marrë kryesisht me kujdesin e fëmijëve, për shkak të punës Enver Petrovci ka qenë vazhdimisht i angazhuar, saqë Valbona thotë se e ka takuar vetëm në mëngjes edhe në mbrëmje.

Për të ndjekur rrugëtimin e përbashkët të Enver Petrovcit me Valbona Pula-Petrovcin si dhe për të mësuar më shumë rreth rrugëtimeve të tyre profesionale, ndjekeni vizitën e emisionit “Familja jonë” në familjen Petrovci, në linkun më poshtë./FamiljaJonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë