Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cila pije zvogëlon rrezikun e cirrozës së mëlçisë?

Adhuruesit e kafesë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të cirrozës së mëlçisë të shkaktuar nga alkooli, e cila vret treqind mijë njerëz në të gjithë botën çdo vit

Këto janë rezultatet e një studimi, të cilin e ka bërë Instituti për njëqindvjetorin e Universitetit të Sidneit.

Autori i studimit, dr. John Whitfield (QIMR Berghofer Medical Research Institute) tha se studimi zbuloi se një rrezik i rritur i zhvillimit të cirrozës alkoolike mund të trashëgohet, veçanërisht nga baballarët.

Hulumtimi ynë ka treguar se rreziku nga cirroza është rritur ndjeshëm tek individët, nëse babai ka pirë kronikisht alkool dhe ka vdekur nga sëmundja e mëlçisë.

“Ne gjithashtu kemi zbuluar se njerëzit që kanë konsumuar kafe kishin më pak të ngjarë të zhvillonin cirrozë, ndërsa pirja e çajit ka ulur më pak rrezikun”, shtoi ai.

Një filxhan kafe në ditë e zvogëlon atë rrezik me 22 për qind, dy me 43 për qind, tre me 57 për qind dhe katër filxhanë madje me 65 për qind.

Timothy Morgan, kryeautor i studimit, ka vënë në dukje se mbipesha dhe diabeti shoqërohen me një rrezik në rritje të cirrozës.

“Masa të tilla si mbajtja e një peshe të shëndetshme, trajtimi intensiv i diabetit ose gjendja para diabetit dhe konsumi i kafesë mund të jenë ndërhyrje të dobishme në stilin e jetës për të zvogëluar rrezikun e cirrozës”, thonë ekspertët./Familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë