Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hemodializat e Spitaleve të Përgjithshme po kryejnë qindra dializa brenda dite

Puna në Qendrat e Hemodializës në Spitalet e Përgjithshme po kryhet me kapacitete të plota, me staf profesional dhe furnizim të kënaqshëm.

Për t’u informuar nga afër me punën e stafit të qendrave të dializës, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, së bashku me koordinatoren për hemodializë, dr Hajrije Korça dhe drejtoreshën e Klinikës së Nefrologjisë, dr Venera Gjuka -Hasanxhekaj, në javën e fundit të muajit Mars 2019, vizituan qendrat e dializës në Gjilan, Ferizaj dhe Pejë, për t’u siguruar për mbarëvajtjen e punës, furnizimin dhe problemet eventuale.

Në bisedë me mjekë dhe teknikët përgjegjës për hemodializë dhe me pacientë, drejtori u informua për trajtim profesional dhe furnizm adekuat poashtu, kishte kënaqshmëri të lartë të pacientëve me trajtimin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë