Të fjeturit në shpinë nga shumëkush konsiderohet si forma më e përshtatshme për të bërë një gjumë rehat në shtrat. Sidoqoftë, varet edhe nga gjendja në të cilën njerëzit janë për të zgjedhur pozicionin ideal të të fjeturit. Për shembull gratë shtatëzëna e kanë të vështirë të flenë në krah për shkak se kjo formë e të fjeturit i shkakton telashe në shpinë.
Megjithatë, uebsajti Healthline i rendit disa mënyra se si ne ta trajnojmë veten për të fjetur në shpinë, nëse ajo është pozita që ne dëshirojmë.
• Gjejeni një dyshek të mirë për ta shtrirë trupin
Në shumicën e rasteve kur kemi dhimbje shpine, fajet kryesore i ka dysheku. Të shtrihemi në një dyshek jo të rehatshëm do të thotë të mos kujdesemi për gjumin që bëjmë, për rrjedhojë edhe kemi probleme të mëdha me shtyllë kurrizore.
Kur jemi në një dyshek të rrafshët jemi më komodë të manovrojmë me trupin tonë dhe të shtrihemi në shpinë pa frikën se mund të kemi probleme më pastaj.
• Gjejeni një jastëk të mirë për qafën tuaj
Gjumi i rehatshëm patjetër se bazohet edhe në një qafë të rehatshme. Kur koka jonë dhe qafa janë drejt, ne jemi më rehat dhe flemë më mirë.
Kur këto dy regjione të trupit janë mirë, ka të ngjarë që të bëjmë një gjumë të qetë.
• Shpërndaji këmbët dhe duart
Të fjeturit i mbledhur mund të na bëjë të zgjohemi me dhimbje të nyjave dhe të mos kemi një ditë të mirë sa i përket lehtësisë në të ecur apo diçka të këtij lloji.
Të shtririt e këmbëve dhe duarve është një hap shumë i madh që ne të flemë në shpinë dhe të bëjmë gjumë të rehatshëm. /familjajone