Emisioni me formatin më unik në vend, “Familja Jonë”, i cili drejtohet nga gazetarja Saranda Bujupi Rama, ka filluar sot transmetimin në Kanal 10.
Me shumë të ftuar, në këtë emision s’kishte si të mungonte tema aktuale në vend, pandemia Covid-19.
Çiftet në pandemi, anulimi i dasmave, për të vazhduar pastaj me “Erida & Blini me Mamin”, e deri tek recetat e shpisë, të gjitha këto nga “Familja Jonë”, u bënë sot pjesë e familjeve tuaja.
Emisioni Familja Jonë, do të jetë pjesë e familjeve tuaja, çdo të shtunë dhe të diel, me tema interesante e rrëfime të personazheve të njohura të cilët nga shtëpitë e tyre do të shpalosin detaje për jetën në familje./Familja Jonë












