Muzikë e vallëzim, kush nuk e donë këtë kombinim për tu relaksuar.
Por a keni menduar ndonjëherë që në këtë formë ju mund të humbni peshë?
Zumba është përgjigja!
Kjo është një stërvitje që përfshin brenda saj ushtrime kardio dhe kërcim.
Përgjithësisht muzika i referohet ritmeve latine, por nuk përbëjnë përjashtim as ritmet e muzikës country, hip-hop, pop etj.
Zumba mund të praktikohet nga shtëpia, por sigurisht që mund të drejtoheni edhe tek një instruktor i specializuar.
Të mirat e një aktiviteti të tillë janë të shumta, ndaj po ju prezantojmë me ato më të rëndësishmet:
-Argëtoheni, çlironi energjitë; reduktoni stresin, përmirësoni sistemin kardiovaskular dhe humbni disa kile.
– Tonifikoni trupin përmes lëvizjeve si squats, lunges apo twist.
– Rrisni vetëvlerësimin në saj të përmirësimit të formave trupore dhe humorit.
Prandaj nesër ushqehuni mirë, ndizni muzikën dhe lëreni veten të lirë.
Kërceni duke gatuar, duke hekurosur, kërceni sipër krevatit apo kudo tjetër për qejfin tuaj.
Për t’ju ndihmuar me lëvizjet fillestare, ndiçni linkun më poshtë: