Pyetja: Kam dëgjuar se nuk është mirë të flesh pas një dëmtimi në kokë, ose nëse fle, dikush duhet të të zgjojë herë pas here për të parë nëse je mirë. A është e vërtetë?
Përgjigja: Nuk ka evidenca që mbështesin mos fjetjen gjumë, apo zgjimin e herëpashershëm pas një goditje në kokë.
Kjo këshillë mund të ketë lindur nga ideja se gjatë gjumit pas një goditje në kokë, mund të kalohet në koma, por kjo nuk është e vërtetë.
Ajo çka dimë, është se, pushimi është një komponent kyç në shërim pas një dëmtimi në kokë. Ndaj, të zgjosh dikë herë pas herë, do të ishte e dëmshme në procesin e rikuperimit. Gjumi për tetë orë rresht do të ishte më dobiprurës se sa një person që ju zgjon çdo një orë dhe ju pyet: “A je mire?”.
Kjo nuk do të thotë se nuk është mirë që të kemi dikë afër që kujdeset. Psh. në vend të zgjimit, ky person mund të kontrolloj vazhdimisht frymëmarrjen dhe nëse gjumi po bëhet i pa shqetësuar. Në rast, se vihet re një çrregullim i frymëmarrjes, atëherë duhet të veprojmë menjëherë, duke e zgjuar personin që ka pësuar dëmtim në kokë dhe duke njoftuar urgjencën.