Sipas mediave të huaja një studimi u krye nga shkencëtarët e “King’s College London”, të cilët analizuan të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të coronavirusit.
Nga aty doli përfundimi se coronavirus po manifestohet me 6 nivele, transmeton netdoktori. Ekipi u shpreh se gjashtë nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit.
Gjetjet mund t’iu ndihmojnë mjekëve të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar, dhe sa prej tyre mund të kenë nevojë për trajtim spitalor.
Ndërkohë, përveç kollës, etheve dhe humbjes së shijes, si tre simptoma të theksuara nga COVID-19- të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptomat e tjera si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.
Studimi pritet të rishikohet edhe nga shkencëtarët e tjerë.
6 nivelet:
1. Si gripi: Dhimbje koke, humbje e shijes, dhimbje e muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe;
2. E ngjashme me gripin: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje e fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit;
3.“Gastrointestinal”: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë;
4. Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje;
5. Niveli i dytë i rëndë, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore;
6. Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim; diarre, dhimbje barku.
Studiuesit thonë se pacientët me nivelet 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të hospitalizohen dhe të pranohen në oskigjeno-terapi.












