Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Me mjaltë e rigon mbajini larg problemet shëndetësore

Antioksidantët janë ata që e mbrojnë organizmin nga sëmundjet. Ato gjenden në disan bimë, pemë e perime.

Një nga bimët që përmbanë numër të madh të antioksidantëve është rigoni. Ka 20 herë më shumë antioksidantë se barishtet tjera, ndërsa rreth 40 herë më shumë se mollat, patatet, portokallat e boronicat.

Në këtë artikull do të ju tregojmë një recetë mjekësore kundër problemeve shëndetësore me rigon e mjaltë.

Merrni një enë qelqi dhe gjysmën e tij mbusheni me rigon të freskët. Nëse përdorni rigon të thatë atëherë mbushni një të katërtën e enës. Më pas shtoni mjaltë duke u siguruar që rigoni të jetë plotësisht i mbuluar. Përziejini së bashku me një lugë druri dhe sigurohuni që në sipërfaqe të mos ketë bulëza ajri.

Mbylleni enën me kapak dhe mbajeni afër dritares për një muaj. Herë pas here kthejeni enën përmbys për të siguruar një përzierje të mirë. Në fund të muajit, kullojeni mjaltin dhe hidheni në një enë tjetër.

Rekomandohet një lugë gjelle në ditë, duke e përzier me ujë të ngrohtë dhe përdoreni kur keni probleme me stomakun, dhimbje koke apo thjesht për ta forcuar imunitetin.

Mund ta përdorni në gatimet me mish, pulë ose karrota./NetDoktori

Youtube

Arkiva

Kategoritë