Që nga 13 marsi kur në Kosovë janë paraqitur rastet e para me COVID-19, numri i personave pozitiv me SARS-CoV-2 është 5 mijë e 877.
Gjatë 24 orëve të fundit,142 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe 101 të tjerë janë shëruar.
Këto janë qytetet me më së shumti raste të konfirmuara për 24 orë:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.













