Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
18 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë duke u trajtuar 18 pacientë të prekur me Covid-19, 

Siç thuhet në njoftimin e spitalit, nga 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv,  9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë date 12.07.2020 po trajtohen 18 pacientë me Covid-19 POZITIV,

•Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 42 pacientë:
•Janë 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, nga këta 9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe
•Ne pritje të rezultati të testit janë 24 pacientë.

KUJDESU PËR VETEN PËR FAMILJEN E SHOQËRINË!

Bartja e maskave mbetet obligative !
Vazhdoni të mbani distancën fizike !
Lani duart me kujdes disa herë në ditë!

Ju faleminderit për mirëkuptim! 

Youtube

Arkiva

Kategoritë