Një grua e infektuar me Covid-19 ka ikur për afro një orë nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Por, intervenimi i policisë së Kosovës ka qenë i menjëhershëm duke arritur ta rikthejnë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Hilmi Shala.
“Po, ka arritur të ikë por ka qenë shkurt. Policia ka arritur pas një ore për ta rikthyer. Personi në fjalë ka qenë e infektuar me Covid-19, por nuk është në gjendje të rëndë. Asaj i është rekomanduar të rrijë edhe sot në spital. Ajo e ka pasur veturën në paking të spitalit dhe prej aty ka shkuar në shtëpi”.
Shala shtoi se pacientja e ka shfrytëzuar rastin prej vizitës së mëngjesit dhe ka ikur.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, njofton Klan Kosova.