Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë distancën në mënyrë që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.
“Të
dashur qytetarë,
Armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë.
Disa qytetarë të Kosovës dhe mijëra persona në mbarë
globin fatkeqësisht kanë humbur jetën.
Nga kjo pandemi së fundi janë prekur edhe institucionet
kryesore të shtetit.
Kjo e hedh poshtë idenë e atyre që mendja iu punon për
konspiracione dhe që pretendojnë se virusi nuk ekziston, ose e relativizojnë
rrezikun e tij.
Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në frontin e
shëndetësisë.
I tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në
spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht.
Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me
kapacitete të reja.
Është detyrë e elitave intelektualëve, punëtorëve,
burrave, grave, rinisë dhe gjyshërve, që të reflektojnë.
Kujdesuni për familjen dhe të dashurit!
Reduktoni kontaktet, që të evitohet përhapja e virusit!
Të mos paguajmë kosto të lartë. Sistemi ynë
shëndetësor të mos mbingarkohet.
Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja
e virusit COVID-19”.
Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e
rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit”, ka shkruar
Zemaj në Facebook.












