Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se 23 persona me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së .
Sipas Hotiti 15 pacientë janë në gjendje stabile dhe pesë raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intenzive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste prej të cilëve 2 raste janë në gjendje shumë të rëndë ndërsa 1 rast është në gjendje kritike”, thuhet në raport.
“Jemi në pritje të rezultateve për 7 raste”.












