36 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Shqipëri, ku 27 prej tyre janë vetëm në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Kamëz, 1 në Lezhë,1 në Lushnjë dhe 1 në Durrës.
“Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës”, ka thënë Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri, raporton Tch.