Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Një edukatore dhe 30 fëmijë testohen për koronavirus në Prishtinë

Një edukatore e çerdhes “Xixëllonjat” në Prishtinë është testuar sot për të parë nëse është prekur me COVID-19. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se do të testohen të gjithë fëmijët e atyre klasave.

Mbrëmjen e së dielës u konfirmuan 10 raste të reja me Coronavirus në Prishtinë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë të dy çerdheve në Prishtinë.

I pari i kryeqytetit informoi se kana mbyllur çerdhen “Xixëllonjat” për shkak se burri i një edukatore ka dalë pozitiv me koronavirus.

Për COVID-19 do të testohen rreth 30 fëmijë të tri çerdheve të Prishtinës.

“Për shkak të kujdesit ne kemi vendosur t’i mbyllim çerdhet dhe nesër do të testohen të gjithë fëmijët e atyre klasave. Për shkak se dy fëmijë kanë rezultuar pozitiv kemi vendosur t’i mbyllim, çerdhja ‘Xixëllonja’ është mbyllur për shkak se burri i një edukatore ka dalë pozitiv dhe nëse edukatorja del negative atëherë fillon puna, por ajo shkon në vetizolim. Deri më tani nuk mendojmë se ka nevojë për masa të tjera”, tha Ahmeti.

“Në momentin kur i kemi dezinfektuar klasat dhe ata fëmijë që kanë qenë në trup me ata dy fëmijë që kanë dalë pozitiv nuk do të shkojnë në çerdhe dhe edukatoret nuk do të shkojnë në punë”

Në qoftë se del testimi i edukatores në çerdhen ‘Xixëllonja’ çerdhja hapet por ajo shkon në izolim”, ka shtuar Ahmeti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë