Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur një pacient i prekur me COVID-19.
Në njoftim thuhet se pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese