Të jesh mjek, është një mision i shenjt.
Pacienti gjithmonë është prioritet për ta, nuk ka rëndësi nacionaliteti, mosha apo gjinia.
Dr. Nderim Salihaj – Ortoped është një ndër mjekët i cili në moshë është i ri, por rastet e suksesit i ka të shumta.
E një ndër rastet i cili atë e emocionoi shumë ishte edhe ndërhyrja tek pacienti i vogël, i cili qëllojë të ishte djali i tij.
Këtë histori ai e ka ndarë me t gjithë ne faqen e tij në facebook, duke përcjellur kështu edhe një mesazh shumë domethënës për të gjithë prindërit.
Posti i tij i plotë:
“Moment i rrallë kur ortopedi dhe pacienti i tij janë njëkohësisht babai dhe i biri.
Ndjenjë e veçantë të trajtosh të birin nga dy fraktura të rënda, në të dy parakrahët dhe kthimin e tij të shpejtë ne jetën normale.
Disa këshilla për prindërit në lidhje me lëndimet e fëmijëve të tyre:
📌Mos i paragjykoni dhe mos ua mveshni ndjenjën e fajit fëmijëve për shkak se janë lënduar.
📌Lëndimi shpesh është i pashmangshëm përkundër kujdesit të shtuar.
📌Mos i privoni fëmijët nga aktivitetet rekreative dhe sportive me arsyetimin e rrezikut për lëndim!
📌Keshilloni për kujdes të shtuar dhe merrni masat adekuate mbrojtëse dhe parandaluese!
📌Lëndimi është pjesë e pashmangshme e njerëzve aktiv dhe të shëndosh.
✔Jeta ështe lëvizje, lëvizja është jetë.✔
Dr. Nderim Salihaj”
Përndryshe Dr. Nderimi përveç që mund ta gjeni në QKUK, shërbimet e tij mund ti merrni edhe tek laboratori Olive.