Shkruan: Dr. Visar Zekaj
Tani kur jemi futur në javën kur kemi rënie të numrit të perdonave të infektuar me COVID19, nuk duhet që të lirohemi shumë sepse akoma nuk e dimë se sa persona të infektuar asimptomatik kemi.
Pra personalisht mendoj që akoma duhet të kemi kujdes të shtuar dhe ti përmbahemi rekomandimeve të nxjerra nga IKSHPK dhe Ministria e shëndetësisë.
Tani meritat për gjendjen e mirë të pandemisë i atribuohen institucioneve që po mirren me pandeminë si:
– Ministria e shëndetësisë,
– Instituti kombëtar i shëndetësisë publike,
– Qendra Klinike Universitare e Kosovës me Klinikën Infektive si bartëse e trajtimit të pacientëve të infektuar me COVID19.
– Qendrat e mjekësisë familjare komunale,
– Shtabet emergjente komunale,
– Institucionet e rendit (policia),
– Ndjekja dhe respektimi i rekomandimeve nga ana e qytetarëve tanë.
Ne duhet të vazhdojmë të kemi kujdes të shtuar, të mbajmë distancën sigurisë mbi 1.5 metra nga njëri tjetri, të mbajmë higjenën personale, pastrimin e duarve me sapun ose dezinfektimin me bazë alkooli 70%, mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Nëse kemi kujdes dhe ju përmbahemi këshillave besoj që shumë shpejt do të jemi të lirë./Familja Jonë












