Aktualisht ende nuk dihet nëse gratë shtatzëna kanë gjasa më të mëdha të sëmuren nga COVID-19 sesa publiku i gjerë.
Gratë shtatzëna, gjatë shtatzënisë përjetojnë ndryshime në trupin e tyre që mund të rrisin rrezikun për infeksione. Me viruse nga e njëjta familje si COVID-19, dhe infeksione të tjera virale të frymëmarrjes, siç është gripi, gratë kanë pasur një rrezik më të lartë për tu prekur nga sëmundje të rënda. Çka është e rëndësishme është që gratë shtatzëna të mbrohen sa më shumë nga çdo lloj sëmundjeje.
Gratë shtatzëna duhet të veprojnë njëjtë si publiku i gjerë për të shmangur infeksionin. Ju mund të ndihmoni të ndaloni përhapjen e COVID-19 duke ndërmarrë këto veprime:
- Mbuloni kollën tuaj (përdorimi i bërrylit është një teknikë e mirë)
- Shmangni njerëzit që janë të sëmurë
- Pastroni duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë ose sanitizues dore me bazë alkooli./Familja Jonë