Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë raste të reja me Covid-19 në veri

Në 24 orët e fundit, pesë pacientë të rinj janë regjistruar në veri të Kosovës, ndërsa katër të tjerë janë shëruar nga Covid-19.

Kështu tha mjeku Aleksandar Antonijeviq, specialist i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në veri të Mitrovicës.

Bëhet e ditur se nga pesë të sëmurët, tre janë me qendër në Mitrovicë, ndërsa nga një janë nga Zveçani dhe Leposaviqi.

Nga katër të shëruarit nga Covid-19, tre janë nga veriu i Mitrovicës, ndërsa një është me vendbanim në Zveçan.

“Pesë pacientë të rinj nuk janë shkak për shqetësim, sepse vëllimi i testimit është rritur. Rastet e regjistruara pozitive janë përgjithësisht me një tablo klinike më të lehtë ose pa simptoma,” tha Antonijeviq.

Ai edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e vendosura, të mos largohen nga shtëpitë e tyre pa nevojë urgjente dhe të mbajnë distancën sociale me përdorimin e detyrueshëm të mjeteve mbrojtëse.

Në veri të Kosovës, numri i përgjithshëm i pacientëve është 102, raporton Radio Kontakt Plus.

Deri më tani janë shëruar 56 persona, ndërsa 8 pacientë kanë vdekur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë