Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar rastin e kërcënimit të deputetetes së PDK- së, Eliza Hoxha e cila përmes rrjeteve sociale është kërcënuar me jetë.
“Është për brengosje se kërcënimet përmes rrjeteve sociale janë shndërruar në fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare dhe se me këtë dukuri organet e hetuesisë dhe Prokuroria e Shtetit duhet të merren seriozisht”.
” Nëse kërcënimi shndërrohet si mënyrë e të heshturit të kundërshtarit politikë dhe jo vetëm politikë dhe nuk e kemi reagimin e shpejtë dhe në përputhje me ligjet në fuqi, atëherë demokracia do të bëhet shumë e lëndueshme për faktin se po rrezikohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, e drejtë e shprehjes së lirisë së mendimit, liria e lëvizjes deri te e drejta për jetë”.
KMDLNj – kërkon hetime të shpejta në mënyrë që kërcënuesi/t të nxirren para drejtësisë ku do të zbardheshin motivet e kërcënimit të rëndë ndaj deputetes Eliza Hoxha.
Deri në përfundim të hetimeve, ky këshill kërkon të mos paragjykohet rasti.