Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në kujtim të të pagjeturve nga lufta e fundit, ndalni dritat për dy minuta

Youth Initative for Human Rights (YIHR KS) në bashkëpunim me Kosovo Missing Persons, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo dhe forumZFD -Kosovo Program, kanë organizuar një ngjarje ku ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që në ora 20:00 t’i ndalin dritat për dy minuta.

Kjo ngjarje organizohet me qëllim të shënimit të ditës kombëtare për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Me 2 minuta errësirë në familjet tonat, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet”, shkruhet në njoftim.

Janë 1 mijë e 664 persona ende të pagjetur tash e 20 vjet e për dy dekada familjarët kërkojnë e shpresojnë në zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Tash e 20 vjet ata presin në ankth për të ditur të vërtetën por edhe për drejtësi për krimet që janë bërë ndaj familjarëve të tyre.

Këto organizata kërkojnë nga Qeveria e Kosvoës që të kenë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur, ndërsa nga shoqëria kosovare kërkohet përgjegjësi kolektive për të mos harruar asnjëherë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë