Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar 80 viktima të reja, që lidhen me koronavirusin.
Kështu kanë bërë të ditur autoritetet në Holandë. Me shifrën e fundit, numri total i të vdekurve në këtë vend arrin në 356.
Holanda, vend me 17 milionë banorë, ka 6,412 raste të të infektuarve me koronavirus.
Ndalesa e tubimeve publike në Holandë është zgjatur deri më 1 qershor, për të frenuar përhapjen e koronavirusit./Familja Jonë












