Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot janë paraqitur tre raste të dyshimta me koronavirus – por asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv.
Gjithashtu IKSHP-ja njofton që të martën në Laboratorin e Mikrobiologjisë, janë dërguar edhe katër mostra një nga Klinika Pediatrike dhe tre nga ajo Infektive.
Gjithashtu ky institucion njofton që posa të dalin rezultatet do të njoftohet publiku.