Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shihni ëndërr duke bërë seks me ish të dashurin? – Kjo është arsyeja!

Ndodh me shumë njerëz që pas ndarjes, të shohin ëndrra me ishin e tyre – e madje ndodh të shohin edhe ëndrra seksuale.

Të shohësh një ëndërr të tillë, mund të jetë shpërqendruese për shumë persona. Sipas Amerisleep, edhe burrat edhe gratë shohin ëndrra me përmbajtje seksuale.

Psikologia, Dr.Latisha Rowe, shprehet që ëndrrat janë manifestim i nënvetëdijes tonë.

“Nëse keni pasur pasion me ishin tuaj dhe nëse keni ende ndjenja për të, atëherë ju mund të shihni ëndrra duke bërë seks me të”.

Por cfarë nëse shihni ëndërr duke bërë seks dhe ju tashmë keni një lidhje të re?

Sipas Rowe, kjo në të shumtën e rasteve nuk do të thotë asgjë. Por ajo shprehet që në disa raste kur ëndrroni shpesh duke bërë seks me ish të dashurin, kjo mund të jetë shenjë që lidhja juaj aktuale nuk po funksionon.

“Pyete veten nëse je i/e kënaqur me partnerin tuaj në aspektin seksual apo bëni krahasim tërë kohën mes partnerit aktual dhe të kaluarit?”, shprehet Rowe.

Youtube

Arkiva

Kategoritë