Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse duhet të konsumoni dardha?

Konsumimi i dardhës sjell benefite vërtetë të mëdha për trupin tuaj. E kjo për shkak se ky frut i ëmbël përbëhet prej një numri vitaminash dhe kripërash minerale.

Dardha rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë pasi që nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji. 

Ajo është gjithashtu një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me shëndetin e zemrës. Dardha poashtu mundëson forcimin e damarëve të zemrës si dhe vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut.

Dhe pikërisht për këtë arsye, mjekët këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit të cilët kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës.

Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra, e që është një përparësi ngase fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2. 

Dardhat janë burim i një numri të madh vitaminash si: C, K, B2, B3 dhe B6. 

U rekomandohen edhe grave shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, për shkak se përmbajnë acid folik. 

Ndërsa sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Padyshim që dardha është një mrekulli për organizmin tuaj./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë