Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ka takuar drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, të cilin e ka falënderuar atë dhe stafin shëndetësor për ndihmën e ofruar shtetasve shqiptarë në QKUK, të lënduar si pasojë e tërmetit që ndodhi vitin e kaluar.
Ambasadori Minxhozi është shprehur mirënjohës për ndihmën që i është ofruar të lënduarve dhe në veçanti ka falënderuar stafin mjekësor të Klinikës së Oftalmologjisë, Klinikës së Mjekimit Intenziv Qendror si dhe Klinikën e Kirurgjisë Maksilofciale, në të cilat janë trajtuar pacientët.
Drejtori Sejdiu tha se shteti i Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme dhe gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë, kurdo që ka nevojë qytetari i Shqipërisë.
Drejtori Sejdiu dhe ambasadori Minoxhozi, gjithashtu, kanë biseduar për mundësinë e fillimit të bashkëpunimit mes Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Spitalit të Kukësit.