Kërpudhat e thonjve, të njohura në mjekësi si onikomikoza, janë një infeksion kronik i thonjve të gishtrinjëve.
Kërpudhat e thonjve, kanë tendencë që të paraqiten më shumë në thonjtë e këmbëve, veçanarisht në thonjtë e parë!
Kjo gjendje është shumë e shpeshtë. Një thonj i infektuar merr ngjyrë të verdhë/kafe ose portokalli. Sipas Mayo Clinic, thonjtë që kanë kërpudha kanë tendencë të jenë më të trashë ose më të dobët.
‘Shumicën e kohës, njerëzve nuk ju pëlqejnë thonjtë që kanë kërpudha pasi duken të shëmtuar. Por më e rëndësishme se pamja është që thonjtë bëhen të dobët e mund të bien tërësisht”, është shprehur Dr.Bernard Cohen./FamiljaJone