Veshkat janë përgjegjëse për largimin e urinës dhe mineraleve të terpërta nga gjaku.
Në disa raste, këto minerale akumulohen në veshkë duke formuar kështu gurët në veshka.
Gurët mund të formohen në njërën apo në të dy veshkat. Nga aty ato mund të kalojnë në uretër, që është tubi që lidh veshkën me fshikëz,
Gurët e vegjël mund të mos shkaktojnë simptoma – por kur gurët më të mëdhenj vendosen në ureter, shkaktojnë dhimbje.
Nëse ato nuk largohen, mund të shkaktohen komplikime të tilla si infeksion dhe dëmtim të veshkave.
Ekzistojnë dy faktorë kryesorë që përcaktojnë se sa shpejtë këta gurë mund të largohen e faktorët janë: madhësia dhe vendndodhja.
Madhësia e gurëve në veshka luan një rol në atë se sa shpejtë këta gurë mund të kalojnë nga veshka në uretër. Në përgjithësi, gurët më të vegjël kalojnë më shpejtë dhe me më pak dhimbje.
Lokacioni i gurëve luan një rol tjetër të rëndësishëm, pasi disa gurë formohen në veshka e t tjerët në ureter./FamiljaJone